Botë, Uncategorized

Gjyshja 101 vjece eshte e vjeter per te bere tatuazhe

Posted on 23 August 2010

Nga: Shary Lussy Marshall,

Botuar me: 22 gusht 2010,E diele

 Mimi Rosenthal, 101 vjec,buzeqesh nderkohe qe Michelle Gallo-Kohlas ben tek krahu i saj tatuazh nje luledielli, ajo ndodhet tek Requiem Body Art ne Spring hill, e shtune. Kur Rosenthal  ishte 99 vjec beri tatuazhin e pare tek njera nyje e kembes, e cila ishte nje flutur “itty-bitty”.

 

Ne nje vend kodrinor pranveror­­—Mimi Rosenthal,101 vjec, sa hyri ne dhome hodhi matane Winnie Walkerin e saj, dhe u ul tek kolltuku i zi prej lekure. Ajo donte te ndihej rehat nderkohe qe bente tatuazhin e saj te trete.

 “ Tani te gjejme dicka per te bere tek kemba juaj,” tha specialistja e tatuazheve Michelle Gallo-Kohlas, para shume kohesh nje mik i familjes mori persiper te lyente me boje krahun e Rosenthal.

Te shtunen pasdite u degjuan tek holli disa zera vajzash adoleshente, zera te cilat vinin nga salla e pritjes te Requiem  Body Art, nje dyqan per pirsing dhe tatuazhe.

“ Ajo eshte duke bere tatuazh?”

“ Me gjithe mend e keni?”

“ Kjo eshte e hatashme!”

Rosenthal mendon se per njerezit  qe kane lindur ne qytetin e  vogel te Kansas ne vitin 1909  jeta e tyre ka qene si nje aventure.

Ajo ka studiuar per gazetari ne Nebraska dhe per reklama ne New York. Ajo ishte martuar me nje burre i cili ka 50 vjet qe ka vdekur. Ajo ka dy vajza, tre niper dhe mbesa dhe kater sternipa.

Pjesen me te madhe te jetes se saj e kaloi duke jetuar dhe punuar ne Long Ailand, e cila duket qarte nga theksi qe ajo ka. Duke qene se ajo punonte ne nje agjensi udhetimesh i ishte dhene mundesia te shikonte gjithe boten si –Portugaline, Afriken e Jugut, Indine dhe Kinen.

Kur ishte 85 vjec, Rosenthal u diagnostikua me kancer ne gji. Me ndihmen e kimioterapise ajo mundi ta mposhte semundjen. Tani ajo jeton me vajzen e saj ne plazhin e Surfside, ne S.C, South Caroline (Karoline e Jugut). Ajo tani e kalon kohen duke lexuar New York Times ne internet, duke komunikuar ne facebook me miqte dhe duke mare pjese ne disa prej grupeve te librave. Me mencurine qe e karakterizon ajo ka zgjedhur artin e trupit.

 Nje gazetar e pyeti “ Ju thate qe miqte ju therrasin Zonja Tatuazhe, apo jo?

“ Po beja shaka” ,- u pergjigj, dhe fytyra e saj u zbeh.

Ne moshen 99 vjecare, Rosenthal vendosi te beje tatuazhin e pare, e cila ishte nje flutur blu e vockel qe kishte afersisht madhesine e nje monedhe dhjetecenteshe.

Gallo-Kohlas kujton momentin kur Rosenthal shikon tatuazhin e perfunduar dhe fillon te ankohet per tatuazhin qe eshte shume i vogel.

Kur ishte 100 vjec, Rosenthal u perpoq perseri, por kete here donte nje tatuazh me te madh  tek kemba tjeter.

Me mire ishin permasat e lules se argjendte, por ishte e nevojshme qe ajo te ngrinte kemben e pantallonave qe ti’a  tregonte te tjereve per tu mburrur. Heren tjeter, ajo vendosi te bente nje tatuazh  ne krah.

Meredith Herrmann, 34 vjece, shikon tatuazhet e gjyshes se saj dhe buzeqesh me ironi. Ajo rikujton se si ka reaguar familja e saj kur beri tatuazhin e saj te pare kur ishte 17 vjec.

“ Ne jemi cifut,” -tha ajo. “ Mendova se do te me vrisnin.”

 Dhe cfare beri Rosenthal?

“ Ne fillim nuk ishte dakord,” tha Herrmann. “ Ky eshte nje hendek i brezave.

Pse ndryshoi mendje Rosenthal?

Pse nje tatuazh? Pse tani?

“ Pse jo?” –tha Rosenthal.

Nese ishte ideja e saj apo ia kishin sugjeruar pjesetaret e familjes, kjo mund te diskutohet.

Rosenthal pelqen shume qe njerezit te thone qe ajo eshte 101 vjece dhe ka nje tatuazh.

Njerezit thone qe Rosenthal deshiron te jete ne qender te vemendjes.

Te shtunen, Gallo-Kohlas kete here punoi ngadale dhe me shume kujdes tek krahu i majte i Rosenthal.

Ajo kishte zgjedhur per te bere tatuazh nje luledielli te verdhe.

“ Lekura e saj eshte shume delikate,” –tha Gallo-Kohlas. “ Eshte si nje territor i paeksploruar.”

Zgjati me gjate sec ishte parashikuar, por Rosenthal mbeti e kenaqur me rezultatin.

“ Eshte i kendshem,” the ajo me buzen vesh me vesh.

Do te kete njehere tjeter?

“ Heren tjeter do ta bej ne prapanice,” tha Rosenthal, duke bere shaka perseri.

Shary Lussy Marshall mund ta kontaktoni nepermjet slmarshall.sptimes@gmail.com.

Comments (0)

Botë, Lajme

Piratet Somaleze duan ti dergojne Haitit ndihma te konfiskuara nga vendet e pasura

Posted on 22 August 2010

Nje perfaqesues i “Pirateve Somaleze” qu tregua i gatshem per ti derguar Haitit mallra te vjedhura per ndihme.

Udheheqesit e pirateve insistojne se kane lidhje te mjaftueshme neper bote per tia cuar njerezve ne Haiti keto mallra pa u vene re nga forcat e armatosura te qeverive armike.

Piratet pergjithsisht u shperndajne nje pjese te madhe te mallrave te vjedhura te afermve te tyre dhe popullates vendase. Ata gjithashtu mbajne peng ngarkesa te vjedhura nga korporata te medha dhe shpesh marrin shuma te medha parash si harac.

“Ndihma humanitare ne Haiti nuk adresohet nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet Evropiane. Ata nuk e kane autoritetin moral per te vepruar sipas interesit te Haitit. Ata jane piratet e vertete te njerezimit.” – tha pergjegjesi i pirateve Somaleze.

Comments (0)

Sport

Grindja midis skuadrave Serbe dhe Greke ne ndeshjen “miqesore” para Kampionatit Boteror te Basketbollit

Posted on 22 August 2010

Ketu eshte videoja tek e cila skuadrat kombetare te Serbise dhe Greqise zihen rendeperreth nje minute e gjysem gjate nje ndeshjeje te fundit ‘miqesore’.Brenda 88 sekondave ju do te shikoni disa grushta, disa shkelma dhe hedhjen e nje karrigeje, miresjellja e Oklahoma City Thunder’s Nenad Krstic.Eshte cmenduri.

Disi “miqesore,”eh?

Per zenien qe beri – ju e pate,hedhja e karriges dhe grushtat ne koke- Kristic u ndalua nga policia per tere naten, dhe u lirua. Sipas shtypit “skuadra e dhunshme sportive” e Greqise po kontrollon permasat e ngjarjes dhe te vendose nese do paraqese padi apo jo. Une nuk jam ekspert per ngjarjet sportive nderkombetare, por une kisha menduar qe te kesh te besh me nje “skuader te dhunshme sportive” do te thote qe gjerat jane me interesante.

Natyrisht, trajneri serb po ve ne loje karten e vjeter te “Greqise gjysme te zhveshur” per te mbrojtur Krstic.

[Trajneri Serb Dustin Ivkovic] tha qe Krstic nuk donte ti gjuante Bouroussis me karrige.

“Une besoj qe ai reagoi per vetembrojtje dhe rrembeu nje karrige pasi disa fansa gjysme te zhveshur (Greke) vrapuan drejt fushes.” Tha Ivkovic.”Karrigja I ra nga duart dhe preku Bouroussis.”

Mbrojtje legale tipike, vertete. Greket gjysme te zhveshur jane fajesuar per shekuj me rradhe, qe nga Lufta e Thermopylae. Me pelqejne rastet e Nenad, pavaresisht videos ku duket qarte qe ai rremben karrigen dhee hedh ate tek turma e njerezve.

Nga ana e tij, Krstic shpreson te shmange cdo shqetesim per shkak te rolit te tij jo te rendesishem ne kete grindje.

“Une nuk I njoh rregullat, por shpresoj te mos ndeshkohem,”tha ai.”Nje (veprim) idiot u be, dhe shpresoj te mos na ndeshkojne.Greket nisen grindjen, aty nuk kishte truproje dhe tifozet (Greke) hyne ne fushe….Ne qoftese ato me ndeshkojne mua, duhet te ndeshkojne dhe te tjeret.”

Te tregohemi te drejte,rregullat per te gjuajtur me karrige skuadren kundershtare nuk jane te shkruajtura ne urdheresat e kampionateve. Megjithate,shume kampionate jane mjaft te prere ndaj ketyre situatave. Mund te mos jem i ndershem, por ti gjuash kundershtarit me objekte prej metali eshte e rende.

Sigurisht, keto ishin moment te keqija per te dyja skuadrat .Me siguri do kete pezullime nga te dyja skuadrat, dhe do te rikthehen vetem perpara fillimit te FIBA (Federata Nderkombetare e Basketbollit)e Kampionateve Boterore qe fillojne javen tjeter. Te humbesh lojtare para nje ndeshjeje te bujsheme nuk eshte gje e mire, por kur je ne nje pamje hedhjesh karrigesh, nuk I mer parasysh pasojat, apo jo?

Comments (0)

SEE MORE ARTICLES IN THE ARCHIVE

Advertise Here
Advertise Here

Calendar

September 2010
M T W T F S S
« Aug    
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  

Recent Comments